Gjatë qëndrimit në Zvicër, pardje me datë 14 mars 2024, pata kënaqësinë që të ndajmë momente të iftarit e teravisë me xhematin e xhamisë ‘Sabër’, në Winterthur, Zvicërr.
Aty, i takova mërgimtarët nga trojet etnike shqiptare, e takuam Këshillin e xhamise, kryetarin Ismail Rrahimi dhe imamin mikëpritës Baki ef. Mustafa.
Mashallah, plotë xhemat në xhami.
Në emër te Bashkêsisë Islame të Republikës së Kosovës (BIRK) dhe në emër të Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, ua uruam Muajin e Madhërishëm të Ramazanit.
I falënderuam me mirënjohje, për çdo gjë që po bëjnë për ta mbajtur fenë e Zotit, si në mërgim, si në vendlindje…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *