Një ditë të gjithë kemi për të vdekur, por ky lajmi i sotshëm për mjekun, Dr. Sherif Krasniqi nga Prizreni, vërtet na mërziti shumë.
Ishte njeri ideal, i njerëzishëm, i qytetëruar, i arsimuar, humanist, punëtor i madh, i hareshëm, familjar, e mbi të gjitha ishte atdhetar.
Me kontributi i tij në luftë, me mjekimin e luftëtarëve të UÇK-së, si dhe me mjekimin e pacientëve të tij ndër vite, Doktor Sherifi u bë më shumë i popullit se sa i familjes së tij.
Doktori, ishte edhe besimtar i devotshëm. Ai e mbaroi haxhin.
Pejgamberi a.s., thotë:
“Çdo besimtar i ka dy dyer në qiell, nga njëra prej tyre zbret rrizku i tij, kurse në tjetrën lartësohen fjalët e veprat e mira të tij. Me vdekjen e tij mbyllen ato, andaj toka e qielli qajnë për këtë mungesë…”
Doktor i dashur, Zoti ju shpërbleftë me xhennet firdews!
Ngushëllime familjes, shokëve, kolegëve, miqëve dhe të gjithë qytetarëve…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *