Ka një kohë që nuk jemi takuar, e sot më datë 20 shtator 2023 u bë kismet.
Katër vjet në Medresenë e Prizrenit (1993-1997) e patëm Kujdestar të klasës dhe e mbajmë mend si profesor shembull, i urtë, i mençur, atdhetar, fjalëpak, pedagog e intelektual i vërtetë.

Me prof. Miftarin, biseduam për disa tema, e posaçërisht për xhamitë që kanë shërbyer si shkolla gjatë viteve ’90-ta.

Asokohe, duke qenë kryeimam i KBI-Prizren, prof. Miftari bashkë me kolegët e Bashkësisë Islame, Nexhat ef. Ibrahimi, mulla Ali ef. Vezaj, Reshat ef. Mexhiti, haxhi Hasan ef. Salihu si dhe imamët e tjerë, i hapën dyertë e xhamive për nxënësit e studentët që u larguan dhunshëm nga objektet shkollore.

Sot, tregoi për disa sfida e rreziqe me të cilat janë përballur për shkak të këtyre aktviteteve.

Përndryshe, prof. Miftar Ajdini, pas bastisjes në vitin 1992, arrestohet për armëmbajtje pa leje (një kallashnikov), në kuadër të ‘Grupit të hoxhallarëve’: Nexhat Ibrahimi, Miftar Ajdini, Feti Isaku, Muhidin Ahmeti (rahmetli), dhe Naxhi Ibrahimi.

U dënua me 6 muaj burgim, dy muaj paraburgim i mbajti në Prizren, kurse pjesën tjetër në burgun e Smrekonicës.

Zoti e shpërbleftë për kontributin e madh e afatgjatë, për veprat studimore, për shkrimet e përkthimet e shumta në fushën e studimeve islame…!

P.S.
(Ftesë! Jam duke hulumtuar për xhamitë që kanë shërbyer si shkolla, andaj po kërkoj prej ish-nxënësve apo studentëve që kanë mësuar asokohe nëpër xhamitë e Prizrenit, që t’më kontaktojnë privatisht për informacione shtesë, do t’u isha mirënjohës. Ftesa vlen edhe për profesorët)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *