Sonte, me datë 17 mars 2024, kaluam momente Ramazani, iftar e teravi, me xhematin e xhamisë ‘Ebu Hanife’, Grenchen, Zvicërr.
Mashallah, secila xhami më e organizuar se tjetra, por kjo ishte tepër brilante, e rregulluar maksimalisht, kishte kupola.
Bashkëbiseduam me vëllezërit tanë, pjesëmarrës nga trojet shqiptare, edhe nga Prizreni.
Në emër te Bashkêsisë Islame të Republikës së Kosovës (BIRK) dhe në emër të Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, ua uruam Muajin e Madhërishëm të Ramazanit.
I falënderuam me mirënjohje, për çdo gjë që po bëjnë në kultivimin e vlerave të fesë e kombit, si në mërgim, si në vendlindje.
Një falënderim për mikëpritjen e ngrohtë, Kryesisë së xhamisë, imamit, dhe xhematit të mrekullueshëm…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *