Gjatë qëndrimit në Zvicërr, mbrëmë me datë 16 mars 2024, kaluam momente Ramazani, iftar e teravi, me xhematin e xhamisë ‘Xhamia e Bardhë’, Aarburg, Zvicërr.
Mashallah, secila xhami më e organizuar se sa tjetra. Edhe këtu u befasova për të mirë, për organizimin e shkëlqyeshëm.
Bashkëbiseduam me vëllezërit tanë, pjesëmarrës nga trojet shqiptare.
Në emër te Bashkêsisë Islame të Republikës së Kosovës (BIRK) dhe në emër të Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, ua uruam Muajin e Madhërishëm të Ramazanit.
I falënderuam me mirënjohje, për çdo gjë që po bëjnë në kultivimin e vlerave të fesë e kombit, si në mërgim, si në vendlindje.
Një falënderim për mikëpritjen e ngrohtë, Kryesisë së xhamisë, kryetarit Nimet Ramadani, imamit punëtor Nehat ef. Islami dhe xhematit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *