Mbrëmë, më datë 29 korrik 2023, festivali SelamFest vazhdoi me skemën programore.

1) Në pjesën e parë, mysafir special ishte Prof.dr. Metin Izeti, teolog nga Tetova, me temën “Bisedë Zemrash”, që u mbajt në oborrin e xhamisë Sinan Pasha në Prizren.

Duke qenë njohës i mirë i misticizmit, Prof. Metini, foli për anët e thella të zemrës, të asaj zemrës njerëzore që e dikton përmbajtjen e individit…

2) Në pjesën e dytë, që u mbajtë në Kej, performuan disa poetë e artistë të shkëlqyer:

– Arsim Fazlia, aktor nga Tetova,

– Mirsad Ferati, aktor nga Tetova

– Besir Musliu, artist nga Ferizaji,

– Deniz e Menduh Allajbegu, artistë nga Prizren; dhe

– Mesud Kurtis, artist nga Shkupi

Vërtet, pati atmosferë impozante.

3) Sonte, ne diten e tretë e të fundit, SelamFest do të vazhdojë me skemën programore në Kej, prej orës 20:30.

Për më shumë kliko këtu:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *