Në mbarim të Ramazanit e në vigjilje të Fitër Bajramit, mbrëmë më datë 6 mars 2024, morëm pjesë në programin e Mektebit të Xhamisë së Qendrës në Zhur, Prizren.
Nxënësit e Mektebit ofruan program fantastik.
Ishte mbresëlënëse shfaqja e dramës, që kishte për tematikë rezistencën e familjes Jashari, kundër okupatorit serb, që pati ndodhur në Ramazan në kohën e syfyrit, janar 1992.
E, Darisi, që më priti me lule, e kishte rolin e Adem Jasharit, me flokë të gjata e plis mbi kokë.
Një falënderim me mirënjohje imamit Dibran ef. Omaj dhe mualimes znj. Shkëndije Gashi për kontributin e madh dhe të vazhdueshëm në edukimin e nxënësve në Mekteb.
Duhet përmendur, se ky Mekteb, e ka zënë vendin e parë në nivel të Kosovës, në garat 2023.
Pas programit, pati iftar të përbashkët!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *