Jemi mësuar të shohim fëmijtë, por kësaj radhe hatme të Kur’anit bënë të rriturit dhe është për t’u vlerësuar tepër.

12 nxënës moshërritur nga xhamia ‘Haxhi Kasëm’, Prizren, e mësuan leximin e Kur’anit te imami i xhamisë, Gëzim ef. Danjolli dhe para tij e bënë hatme atë.

Bashkë me kryetarin e Këshillit të BI-së Prizren, mr. Besim ef. Berisha morëm pjesë në ceremoninë solemne dhe e vlerësuam shumë përkushtimin e imamit për t’ua mësuar njerëzve fjalën e Zotit.

Po ashtu, i përgëzuam shumë të gjithë nxënësit e Kur’anit, moshërritur.

Pa dyshim, ata që ia mësyejnë shkronjave të Kur’anit dhe e bëjnë hatme, është dëshmi se ata njerzë veçse e kanë një nivel të sipërisë njerëzore e qytetare mbi të tjerët.

Gjithkush nuk e ka këtë fat!

Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush dëshiron që të flasë me Zotin, le të lexojë Kur’an!”

Zot, na begato të gjithëve me bereqetin e Kur’anit! Zoti e shpërbleftë imamin, Gëzim ef. Danjolli për këtë punë permanente e afatgjate!

Orhan Bislimaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *