Allahu i Madhërishëm në Kur’an, thotë: “Vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe nga çdo gjë e keqe, e përmendja e Allahut është më e madhja…” (El-Ankebut, 45)
Për namazin po dihet, po çka nënkupton pjesa në këtë ajet: “e përmendja e Allahut është më e madhja…” (وَلَذِكْرُ اللَّهِ أَكْبَرُ).
Dijetarët i japin dy verzione:
– Sipas verzionit të parë, është për qëllim përmendja e jote që ia bëjsh Allahut gjatë faljes së namazit.
(Sepse, dihet në namaz shumë shpesh e përmendim emrin e Allahut, p.sh. kur themi ‘Bismilah’ – e kemi përmendur Allahun, pastaj njësoj kur themi ‘Allahu ekber’ – e kemi përmendur Allahun, po ashtu kur lexojmë Kur’an në namaz, e kështu me radhë në çdo segment të namazit); dhe
– Sipas verzionit të dytë, është për qëllim përmendja e Allahut ndaj teje gjersa je në namaz dhe kjo është ajo përmendja më e madhe se sa përmendja jote që ia bëjsh Allahut.
Nëse ti e përmendish Allahun, e ke përmbushur obligimin e ibadetit ndaj Tij, mirëpo nëse Allahu të përmend ty, kjo do të thotë se Ai është i kënaqur me ty dhe ka për t’ju dhuruar mirësi të panumërta, do t’ju dhurojë kënaqësi në jetë, qetësi në shpirt, urtësi, të bën krenar ndër njerëz, etj.
(Një mik i imi, P.B., para tri dite, më tregoi se atdhetari i madh, Rizah Vata nga Sallagrazhda e Suharekës, që ndërroi jetë me 30.10.2023, paska pasë konsideratë të madhe për mua dhe kjo disi më gëzoi shumë, por paramendo me të përmend Allahu)
Mbi të gjitha, ta dhuron nimetin e sigurisë shpirtërore, e nimeti i sigurisë nuk ka çmim, sepse njeriu kur përballet me disa sprova gjatë jetës (e s’ka çare pa u përballë), ai ndjehet i frikësuar dhe këtu fillojnë të gjitha çrregullimet zingjirore, që shndërrohen në probleme efektive.
Për shembull frika prej varfërisë tregon për varfërinë në shpirt, frika prej sëmundjes tregon për sëmundjen, e kjo do të thotë se sprova e vesveses e sjell një sprovë akoma më të madhe, e të gjitha këto janë për shkak të mungesës së përmendjes së Allahut, andaj Allahu në një vend tjetër në Kur’an thotë:
“Ata që besuan, zemrat e tyre i kanë të qeta për shkak të lidhjes së tyre të vazhdueshme me Allahun. E, ta dini se me të përmendur Allahun zemrat stabilizohen.” (Er-Rra’d, 28).
Mbështetu në Allahun, e mos u mërzit për askënd…!
Orhan Bislimaj
Lubinjë e Poshtme, Prizren
1 dhjetor 2023
Për më shumë foto kliko këtu:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *