Pukë, Republika e Shqipërisë
(Simpozium dhe përurimi i xhamisë së Kodër Hanit)
1) Pardje, më datë 3 nëntor 2023, me kënaqësi iu përgjigja ftesës së Myftiut të Pukës, Gëzim ef. Kopani, për të qenë pjesë e simpoziumit: “Xhamitë, shtëpitë e vlerave hyjnore dhe njerëzore”, me temën time: ‘Kontributi i xhamive në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare’, që u mbajtë në Shtëpinë e Kulturës në Pukë, Shqipëri.
2) E kënaqësia më e madhe e imja dhe e kolegut Erol ef. Raka, ishte pjesëmarrja në përurimin e rindërtimit të xhamisë së ‘Kodër Hanit’, që u mbajt me datë 4 nëntor 2023.
Në emër të Myftiut të Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, e uruam Myftiun dhe pukjanët për rindërtimin e xhamisë së vjetër (1530).
Vërtet, ishte një tubim për lakmi…
Përveç personaliteteve muslimane nga trojet etnike shqiptare, ishte mbresëlënëse sidomos pjesëmarrja e vëllezërve katolikë:
-Rrok Dodaj (Kryetar i Bashkisë Pukë)
-Simon Kulli (Ipeshkv i Sapës, Kisha Katolike)
-Lodovik Hasani (Deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë)
-Zef Marku (Famullitar i Kishës Katolike Pukë)
-Dod Marinaj (Kisha Katolike), etj.
3) E përtej fjalimeve tepër vëllazërore, më bëri përshtypje poezia e Fran Vukaj (katolik), që ia kushtoi xhamisë:
Katërqind e disa vjet
Prap xhamia në vend të vet
Se ky truall ka histori
U dogj njëherë shkum e hi
Prap u ngrit dhe funksionoi
Një termet prap e rrafshoi
Prap u ngrit përmbi dhe
Komunizmi e rrënoi
N’magazinë e transformoi
(Poezia, vazhdon edhe më shumë)
Urime Pukë, xhamia e Kodër Hanit…!
Orhan Bislimaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *