Me kismet t’Zotit, sot më 27 janar 2023 e falëm xhumanë përsëri në Poslisht, veçse kësaj radhe në xhaminë (2).

Gjatë dersit u ndalëm për disa zhvillime që ndodhën gjatë javës:

1) Djegia e Kur’anit në Suedi, para ambasadës turke nga Rasmus Paludan, një politikan nga partia daneze e ekstremit të djathtë.

Ai nuk e ka djegur Kur’anin, e ka shkrumbuar vetveten. Veç duhet me qenë i mallkuar ani m’u krekos me djegien e një libëri fetar të cilës do fe, aq më tepër Kur’anin.

Zoti i Madh në Kur’an thotë:

“Ata të cilët e fyejnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ata i ka mallkuar Allahu në Dynja e në Ahiret dhe për ta ka përgatitur një dënim të dhembshëm.” (Kur’ani, 33/57).

A keni dëgjuar ndonjëherë për ndonjë musliman që e ka fyer Biblën, Torën, Jezusin, Mojsiun, kishën, sinagogën, etj…?

Kurrë, e as nuk keni për të dëgjuar.

Elhamdulilah, kjo është feja jonë që na mëson për ta dashur tonën e për ta respektuar fenë e kulturën e tjetrit.

Në fakt në këtë pikë përthyhen fetë, pra doktrinat fetare që kanë implikime ‘terroriste’ apo ‘ekspansioniste’ në përmbajtjen e tyre.

Kot e kot m’i thua Islamit terrorist, ose se është përhapur me dhunë. Këto plumba janë të armiqëve. Si mund të jetë i dhunshëm, kur nuk lejon as ta përfolim dikë për shkak të fesë, e lëre më t’ia imponojmë fenë!?

Hulumtoni fetë e tjera dhe binduni! Aktet e tilla nuk ndodhin vetëm nga një urrejtje e thjeshtë apo çmenduri banale, por nga një frymëzim etnokulturor edhe me sfond fetar.

Le ta bëjnë merakun, le të kënaqën, bota ka shumë budallë n’qef, e na s’kemi nevojë të pijmë vnerë për ta. Pse, a po mendoni se përnjëmend e ka djegur Kur’anin, jo kurrë.

Si kundërsulm, ne duhet të flasim për Kur’anin siç bëmë këto ditë. Arma bërthamore kundër tyre është edukimi i fëmijëve, kaq.

Më pëlqeu, ajo që kishin bërë në Turqi, duke i dhuruar trëndafila priftërinjëve. Ata, le t’na gjuajnë me lloq, ne me lule, me punë e me mirësjellje.

2) Folëm për Natën e Madhe të Regaibit apo tre muajt e Ramazanit, kurse më shumë u ndalëm për vërshimet e shiut në Skenderaj, Mitrovicë e disa zona të tjera, si dhe mbledhjen e ndihmave për vëllezërit e motrat tona.

Nuk dua të flas për ndonjë ndëshkim të Zotit, anipse përmbytjet janë përdorur si mjet në Kur’an. Shyqyr nuk kemi humbur asnjë njeri dhe kjo na relakson.

Por, ju ftoj t’i lexoni këto sprova si shkundje për kthim kah Zoti. Veç ata e dijnë çka do të thotë ta humbësh investimin e jetës brenda një momenti. Ndonjëherë, kur Allahu na sheh se jemi bërë ‘pizevengë’, na shkund, na dridh, uluni pak n’tokë…

Bie një moment dhe të gjithë bashkohemi te Zoti, dikush me derte e dikush me solidarizim…!

Orhan Bislimaj

Për më shumë kliko këtu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *