Dje, më datë 11 prill 2023, Mektebi i xhamisë së Qendrës në Zhur, organizoi program fantastik në nderim e sublimim të Muajit të Madhërishëm të Ramazanit.

Tepër mbresëlënëse ishte recitimi grupor që i kushtohej komandantit të madh nga Zhuri, Remzi Ademaj me nofkën e luftës ‘Petriti’, tani dëshmor i kombit.

Gjyshi i komandant ‘Petritit’, pra baba i babës, mulla Rexhepi, ka qenë Hoxhë me nam. Në këtë Ramazan e lusim Allahun që t’i mëshirojë me xhennet Firdews.

Para prindërve e xhematit, talebet e veshur me kostume të përzgjedhura, djem e vajza, shfaqën talentin e tyre, me recitale, ilahi, dramë, poezi, etj., me tematika të ndryshme, fetare e kulturore.

Përgëzime për imamin dhe mualimen, Dibran e Shkëndije Omaj, për punën e palodhshme.

Pas programit pati iftar për të gjithë të pranishmit…!

Orhan Bislimaj

Për më shumë kliko këtu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *