Rastet, kur vepra e mirë mbetet pa shpërblim…!

Feja Islame, kërkon rreptësisht që vepra e mirë të bëhet vetëm për Allah.

Nuk është në pyetje vetëm sinqeriteti besimor, por mbi të gjitha është në pyetje efekti konstruktiv i veprës.

Sepse, në shumë raste, bamirësia keqpërdoret si urë apo kushtëzim për arritjen e qëllimeve destruktive.

Imam Ebu Hanife (r.h.), thotë se në tre raste, veprat e mira, e humbin shpërblimin tek Allahu:

1) Kur muslimani e braktisë Islamin, pra bën ‘kufër’. Allahut i Madhëruar ka thënë:

 “E kush mohon (tradhton besimin), ai ka asgjësuar veprën e vetë…”(Kur’ani, El-Maide: 5);

2) Kur njeriu e liron një rob, ose e ndihmon një të afërm (farefis) apo i ndihmon ndokujt me pasuri në shenjë sadake, dhe të gjitha këto i bën për hirë të kënaqësisë së Allahut.

Mirëpo, kur hidhërohet apo edhe kur nuk është i nervozuar kthehet kah ai të cilit i ka ndihmuar (më parë) e i thotë: A nuk jam unë ai që të kam liruar nga të qenurit rob? Apo i thotë farefisit të cilin e ka ndihmuar: A nuk jam unë ai i afërmi yt (që të kam ndihmuar)?

Do të thotë ai me këto fjalë i bën nënçmim tepër të rëndë atij. Prandaj edhe për këtë Allahu ka thënë:

“O ju që besuat, mos i prishni lëmoshat tuaja me të krenuar e me ofendim…” (Kur’ani, El-Bekare: 264); dhe

3) Kur muslimani e bën një vepër për hirë të njerëzve, e jo për hirë të Zotit. Këtë vepër, Allahu i Madhëruar  nuk e shpërblen.

Zot I Madh, na largo këtë pandemi të keqe…!

 

Dr. Orhan Bislimaj

Prizren, 16 Prill 2020

(Nga karantina, #Covid-19)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *