Sot, me rastin e përfundimit të Ramazanit dhe ardhjen e festës së Fitër Bajramit, nxënësit e mektebeve të xhamive mbajtën aktivitete të ndryshme festive.
Po ashtu, KBI-Prizren, në bashkëpunim me imamët, mualimet, këshillin e xhamive dhe shoqatën ‘Bereqeti’ organizuan shpërndarjen e dhuratave të Bajramit për nxënësit.
E, për të ndarë momente festive, kryeimami i KBI-Prizren, dr. Orhan ef. Bislimaj mori pjesë në programin e xhamisë ‘Uhud’ të organizuar nga mualimja znj. Shenaj Maksuti.
Mashallah, plotë nxënës, plotë gjallëri e plotë shpresë!
Përgëzime për imamët e mualimet për këtë atmosferë në qytetin tonë të Prizrenit.

Loading