Sot, më datë 25 mars 2025, Mektebi i xhamisë së Qendrës në Zhur, organizoi program simpatik në nderim të Muajit të Madhërishëm të Ramazanit.
Mashallah, plotë nxënës, plotë gjallëri e plotë shpresë!
Në tubim mori pjesë kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe vlerësoi lartë bashkëpunimin e prindërve.
Përgëzime për imamin Dibran ef. Omaj e mualimen znj. Shkëndije Omaj për punën e palodhshme.
Pas programit pati iftar të përbashkët…!