(Dersi i xhumasë)
Allahu thotë:
“Kush është ai që i huazon Allahut një hua të mirë, e Ai t’ia shtojë atij shumëfish atë…” (El-Bekare, 245)
Kur zbriti ky ajet, një sahabi me emrin Ebu Dahdaha shkoi te Pejgamberi a.s. edhe i tha:
O i Dërguar i Zotit, a vërtet Zoti merr hua nga neve, ndërsa Ai është i vetëmjaftueshëm dhe nuk ka nevojë për asgjë?
Pejgamberi tha: Po, ai dëshiron që ty me të fut në xhenet me të.
Ai tha: Nëse i jap hua Zotit tim, a do t’ma garantojë xhennetin për mua dhe vajzën time Dahdaha që po lozë pranë meje?
Pejgamberi i tha: Po.
Atëherë ai tha: Zgjatma dorën, për hajr të qofshin, i kam dy kopshte, njëri në pjesën e poshtme dhe tjetri në pjesën e sipërme, nuk kam asgjë tjetër, dhe këto po i jap hua për Zotin e Madhëruar.
Pejgamberi i tha: Meqë nuk keni tjetër, atëherë dhuroje njërën prej tyre për Zotin dhe tjetrën mbajeni për jetesë për ju dhe fëmijët tuaj.
Ai tha: Unë ty të kam dëshmitar o Pejgamber i Zotit se e kam dhuruar kopshtin më të mirë, atë që ka gjashtëqind trupaj të hurmave.
Pejgamberi i tha: “Atëherë Zoti ka me ju shpërblyer me xhenet për të.”
Zekati e pastron dhe e shton pasurinë. Ai është obligim për çdo musliman që e plotëson nisabin e pasurisë…!
Xhamia e ‘Bajraklisë’ (Gazi Mehmet Pasha), Prizren
21 mars 2025

Loading