Si njëra dhe tjetra, të gjitha Qendrat Islame Shqiptare përplot me xhemat, mashallah.
Edhe mbrëmë, 15 mars 2025 kaluam çaste të mira në ‘Xhaminë Shqiptare Mannheim’, Gjermani.
Pak ibadet, pak muhabet, pak zijaret, pak sevap, pak qebap, kjo është ajo menya që i ka shndërruar këto Xhami në shtëpi të dytë për mërgatën shhqiptare.
Më erdhi mirë, pas namazit u takuam me disa që e kishin lexuar librin tim të parë ‘Akaidi Hanefij’, që flet për doktrinën e besimit islam.
Për më shumë, u befasova me nivelin e njohurive në çështjet më delikate të doktrinës – Kelamit. Moti nuk i kisha përfolur ato mesele, andaj i jam mirënjohës për pyetjet e tyre interaktive.
Mirënjohje imamëve dhe Këshillit të xhamisë, kryetarit z. Amir Abdiji, për mikëpritjen.
Ishte një takim mbresëlënës…!