Takuam shumë, po thuajse të gjithë të njohur, por gjatë qëndrimit në Karlsruhe të Gjermanisë e takova bamirësin e dalluar, mikun e çmuar, z. Urim Hoxhaj nga Prizreni.
Nën shoqërimin e tij, e kaluam një ditë tepër të mirë me vizita të shumta, edhe nëpër disa qendra islame të turqve e arabëve, në disa qytete, ku Urimi ka kontribuar shumë.
U gëzova edhe për arritjet, teksa pash nga afër përparimet në fushën e biznesit, me ndërmarrjen e tij ‘HOXHAJ Bauunternehmen GmbH’.
Më mirëpriti edhe në shtëpinë e tij, në familje dhe ishte një nder për mua.
Në zyrën e tij, mbi tavolinë e kishte flamurin kuq e zi, kurse në mur një panoramë të hershme të xhamisë ‘Iljaz Kuka’ të Prizrenit, dy simbole të rrënjëve e ëndërrave…!
Urim Hoxhaj, ka ndihmuar ndër vite shume familje në nevojë dhe shume projekte gjithandej, në vlerë të milionave euro.
Vitin e kaluar u takuam më tha: Hoxhë jam t’i ndihmu një xhamie në Gore, Dragash, a e din pse, sepse ai hoxha i xhamisë më ka thirr ne telefon dhe më ka fol boshnjakisht, thash vetmevete, nesër me më pyet Zoti a nuk e ke ndihmu veç pse ka fol boshnjakisht a, edhe vendosa m’i ndihmu.
Zoti e shperbleftë…!