Menzi e presin mbrëmjen për t’u takuar njëri me tjetrin. Edhe pse punojnë gjithë ditën, megjithatë, secili në humor të mirë e kryen nga një shërbim vullnetar brenda shtëpisë së përbashkët.
Dhe, kur hyjsh brenda, nuk do ta dëgjosh vetëm ezanin, por edhe zhurmën e fëmijëve teksa lozin në safat e xhamisë, po edhe bisedat e burrave e të grave, e deri te aromat e gjellërave që bëhen gati për iftar.
Si një familje…
Kështu duken Qendrat Islame në mërgatën shqiptare, e të cilat janë gjithçka për identitetin fetar, kombëtar e kulturor atje.
Kjo afërsi e atmosferë mbretëron gjatë gjithë vitit. Është thënë se vëllazëria e idealeve është më e fuqishme se vëllazëria e gjakut.
Në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës dhe në emër të Myftiut Naim ef. Tërnava i uruam për Muajin e Ramazanit, edhe për punën e madhe ‘Fi sebililah’ në lartësimin e idealeve islame.
Mirënjohje imamit e xhematit për mikëpritjen, e posaçërisht Këshillit të xhamisë, kryetarit e mikut të çmuar hoxhë Muhamed ef. Havolli.
Momente tepër të mira me bashkatdhetarë, për xhuma e teravij…!