1.
Në ditën e xhuma, teksa u ngjit në shkallën e parë të minberit (hytbes), Pejgamberi a.s. u dëgjua duke thënë ‘amin’.
Kur hipi në shkallën e dytë tha përsëri ‘amin’, po ashtu edhe kur hipi në shkallën e tretë tha përsëri ‘amin’.

Kur e mbaroi hytben, shokët e pyeten se çfarë ndodhi gjersa herave të tjera nuk ke thënë diçka të tillë.

Pejgamberi a.s. u tha:

“Herën e parë, më erdhi meleku Xhibril dhe më tha: I Larguar qoftë nga mëshira e Zotit ai i cili e mbërrin Ramazanin dhe nuk e agjëron, më tha thuaj amin, e unë thash amin (pranoje o Zot).

Herën e dytë, më tha: I larguar qoftë nga mëshira e Zotit ai që nuk bjer salavate kur përmendet emri im, e unë thash amin.

Herën e tretë, më tha: I larguar qoftë nga mëshira e Zotit ai i cili e ka mbërri ndonjërin prind të gjallë e nuk e fiton xhennetin, e unë thash amin.”

2.
Në vigjilje të Ramazanit, Pejgamberi a.s. i sihariqoi shokët duke u thënë:
“Tashmë ju erdhi Ramazani, një muaj me plotë begati, agjërimin e të cilit Allahu e ka bërë obligim për ju. Në këtë muaj hapen dyert e Xhenetit, mbyllen dyert e Xhehenemit, ndërsa prangosen shejtanët. Në të është një natë, më e mirë se një mijë muaj, kushdo që privohet nga mirësia e saj ai është privuar.”

3.
Me kismet sonte do të fillojmë me derse para teravisë në xhaminë e Bajraklisë, Prizren.

Le t’i përgjigjemi thirrjes së Zotit për agjërim.

Le ta zbukurojmë këtë Muaj me namaz të teravisë, lexim të Kur’anit, me syfyre e iftare të përbashkëta.

Për hajr Ramazani, agjërim të lehtë e të pranuar, inshallah…!

Orhan Bislimaj
Xhamia e ‘Bajraklisë’ (Gazi Mehmet Pasha), Prizren
28 shkurt 2025

Loading