1.
Nga zonat e thella rurale, erdhi një njeri te Pejgamberi a.s. dhe i tha: “O i Dërguar i Zotit kur do të ndodhë kijameti? Pejgamberi a.s. i tha: Vajhalli për ty, çka ke përgatitur për atë Ditë? Ai tha: Jo, nuk kam përgatitur, ama e dua shumë Allahun dhe Pejgamberin e Tij. Pejgamberi i tha: Ti do të jesh me atë që e do.”
Transmetuesi, Enes Bin Malik, thotë jemi gëzuar tepër shumë nga kjo fjalë, sepse ne ishim të tillë.
2.
Këto ditë, njerëzit po na pyesin për Ramazanin, në cilën ditë është. Mbrëmë më tha dikush, “vallah shyqyr që po vjen”.
Nëse je prej atyre që e dush Allahun dhe Pejgamberin, atëherë dije se Ramazani është obligim prej Zotit, e nuk është një akt vullnetar.
3.
Tani kur jemi në vigjilje, secili le ta shikojë zemrën e vet, a po gëzohet për ardhjen e Ramazanit apo jo.
Nëse zemra të ka ra mahzun, atëherë nuk i ka punët mirë me iman.
Është dëshmi se ky njeri krejt motivet i ka lidh me dynjanë, thjesht mendon se ka me mbetur përgjithmonë këtu, harron se ka ardhur fikall e do të shkojë fikall.
Agjërimi është kundërvënie ndaj pangopësisë njerëzore mbi dynjanë.
E, këta që mendojnë kështu shndërrohen në kërcënim për shoqërinë. Për këtë arsye, më mirë i lidhur me një fe se sa i pa fe.
4.
Kur jemi te puna e motiveve, njeriu që kapet për motive të larta, lartësohet, në të kundërtën ultësohet.
Agjërimi është motiv i lartë, sepse është urdhër i Zotit me qëllim të fisnikërimit të njeriut.
Pastaj, motivet janë ato që të bëjnë të lumtur, po edhe të bëjnë të palumtur.
5.
Në këtë diskurs, agjërimi shndërrohet në një matës që mat nivelin e fortësisë së imanit dhe intenzitetin e dashurisë ndaj Allahut dhe Pejgamberit.
E pyetën Fatimen (vajzën e Pejgamberit), çka të pati thënë në vesh Pejgamberi a.s. para vdekjes, ku herën e parë qajte, kurse herën e dytë qeshe.
Ajo tha, herën e parë më tha: Oj Fatime, unë do të vdes sonte, kështuqë unë fillova të qaj, e ai kur më pa në atë gjendje, më tha: A nuk je e kënaqur se ti do të jesh e para prej familjes sime që do të më bashkangjitesh dhe se ti do të jesh zonja e grave të Xhennetit?” dhe pastaj unë qesha”.
Pas 6 muaj ka vdekur Fatimja.
Le të buzëqeshim për ardhjen e Ramazanit, se nuk i dihet a kemi ymër me mbërri edhe një tjetër…!