1.
Shoku i tij, Ebu Dherri, i tha Pejgamberit a.s.: O Pejgamber i Zotit a nuk po ma ngarkon ndonjë detyrë? Pejgamberi a.s. ia çiti dorën mbi shpatulla dhe i tha: O Ebu Dherr, ti je i dobët, kurse obligimi publik është amanet (para Zotit e para popullit), prandaj në Ditën e Kijametit do të shkaktojë turpërim e pendim, me përjashtim të atij i cili mund t’ia japë hakin dhe e realizon me përgjegjësi.”
Kjo thënie e Pejgamberit e sqaron krejt atë që duam ta themi.
Shumkush mbushet me haram gjatë detyrës publike e një ditë do të turpërohet e pendohet, po edhe shumkush mbetet në histori për shërbimin e tij të mirë.
2.
Vota i përmban së paku tri të vërteta:
E para: Vota është delegim i pushtetit – demokracia autorizuese, ku votuesi e autorizon partinë apo deputetin që të vendosë për fatin e tij, në lidhje me sigurinë, diplomacinë, shëndetësinë, arsimin, ekonominë, mirëqenien sociale dhe çdo gjë tjetër;
E dyta: Vota është dëshmi për vlerësimin e partive apo kandidatëve; dhe
E treta: Vota është përgjegjësi, ku qytetari bëhet hisedarë në pushtetin 4 vjeçar.
3.
Në garë ka parti të ndryshme me projekte politike, si dhe kandidat të shumtë, nga të gjitha etnitë, fetë, profesionet dhe kjo është bukuria e Kosovës.
Përtej vizioneve për shtetin, ekonominë, shëndetësinë, sigurinë, diplomacinë, etj, në kohën tonë prioritet është dhe mbrojtja e familjes.
-Mos e leni parlamentin pa profesionistë: juristë, ekonomistë, mjekë, inxhinierë, profesorë, artistë, etj.
-Mos e leni parlamentin pa luftëtarë e atdhetarë që i dolën zot atdheut baras me jetën!
-Mos e leni parlamentin pa shaminë tonë!
-E, mbi të gjitha, mos e leni parlamentin pa zërin e atyre që i dalin zot familjes në këtë kohë kundër agjendave shkatërrimtare.
Le të votojmë me shpirt të bardhë, kokën esëll dhe fi sebililah…!