1.
I mërzitur shumë për gjendjen në të cilën gjendej, i përbuzur e i nënçmuar, u ul në një breg dhe u drejtua kah qielli:
“O Allahu im, Ty po të ankohem dhe po ta parashtroj dobësinë time dhe gjendjen e rëndë në të cilën gjendem, më mbroj nga poshtërimi njerëzor, o më i mëshirueshmi Mëshirues!
Ti je Mbrojtës i të dobtëve, Ti je Mbrojtësi im, në dorën e kujt po më le!? Në dorën e të huajve, që nuk më mirëpritën apo në dorën e armiqëve që dëshirojnë të më shkatërrojnë!?
O Krijuesi im, nëse Ti nuk je i hidhëruar në mua, atëherë nuk mërzitem për të gjitha këto vuajtje…!”
Këtë dua / lutje e bëri Muhamedi a.s., me një gjendje tepër të rënduar emocionale, kur e kishte humbur bashkëshorten (Hatixhen), axhën (Ebu Talibin), dhe së fundmi ishte sulmuar brutalisht nga banorët e Taifit (vend afër Mekkës).
2.
Allahu i Madh e dëgjoi rënkimin e robit të Vet, andaj ia mundësoi udhëtimin qiellor, në gjendje të vetëdijshme, me trup e shpirt, brenda një pjese të natës.
Në këtë udhëtim, Muhamedit a.s. bisedoi drejtpërdrejt me Allahun.
Shtrohet pyetja përse ndodhi ky udhëtim dhe çfarë domethënie kishte?
Përveç tjerash, ia mundësoi ngaqë Muhamedi a.s.:
a) Ishte në një udhëkryq emocional, e për më shumë e kishte brengë se mos ndoshta Allahu ishte hidhëruar me të; dhe
b) Ishte në mes të rrugës, pra viti i 12-të i Shpalljes dhe kishte akoma shumë rrugë deri në mbarim, 23 vite sa kishte zgjatur zbritja e Kur’anit.
Allahu e zgjodhi formën direkte për ta ngushëlluar dhe për t’i dhënë përkrahje të fuqishme në misionin pejgamberik, ku Muhamedi a.s. e pa nga afër madhështinë e fuqisë së Allahut.
“Ai vërtet pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet.” (Surja En-Nexhm, 18)
3.
Kjo u dëshmua menjëherë të nesërmen, ku Muhamedi a.s. ishte krejt tjetër emocionalisht, i pandalshëm dhe me vullnet tepër të madh në mision.
U nis me shku me iu tregu njerëzve se mbrëmë ka qenë te Zoti, e bashkëshortja e tij, Ummu Hanie e kapi për mangë të rrobave me ndalë: O Pejgamber i Zotit, mos ua trego njerëzve/armiqëve këtë se kanë për ta shtuar zullumin akoma më shumë!
Por ky Muhamed a.s. që e kishte pa fuqinë e Zotit, i tha: ‘Pasha Zotin kam me ua thënë edhe gajle nuk e kam’, dhe kështu ndodhi.
Israja ndodhi natën, më 27 Rexheb, viti 621 miladi, kur Pejgamberi ishte 52 vjeç.
Nata e Israsë është më 26 janar 2025, e diel.