Po e po për ta përgëzuar imamin Ardian ef. Sejdiu për ndërtimin e xhamisë, po ashtu për ta përgëzuar xhematin për këtë bukuroshe, por mbi të gjitha sot shkuam në Gaçkë për t’i përgëzuar e nderuar të gjithë ata kontribues të shumtë, nga të gjitha trevat shqiptare e diaspora, që dhanë nga djersa e tyre ‘fi sebililah’ për ta finalizuar këtë xhami brilante.
Nuk dua ta fshehi, personalisht shkova edhe për ta nderuar kontributin e madh të njërit prej kontribuesve kryesor, në mos më kryesori, haxhi Urim Hoxhaj nga Prizreni.
Zoti i shpërbleftë të gjithë ata që dhanë nga pasuria apo ndihmuan me duart e tyre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *