Në vitin 1513, Suzi Zerrini, apo Suzi Qelebiu e themeloi Bibliotekën e tij në Prizren, e që konsiderohet e para në Kosovë dhe ndër të parat në Ballkan.

Suziu e legalizoi Vakufnamenë e tij para organeve legjislative të kohës, në muajin Rebi’ul-ahir të vitit 919 hixhrij, e ky muaj ka filluar me datë 6 qershor 1513 dhe ka pasur 30 ditë.

Fatkeqësisht, sot këtë bibliotekë e mban nën uzurpim një familje, ndonëse prona është e Bashkësisë Islame – Prizren.

Më pëlqeu thirrja e sotshme e Bibliotekës së Prizrenit, drejtoreshës Sahadete Sadikaj- Kukaj, ku i drejtohet Bashkësisë Islame, Kuvendit Komunal të Prizrenit dhe Ministrisë së Kulturës (MKRS), që të koordinohen për ta rifunksionalizuar këtë Bibliotekë. Ju lumtë!

Dhe, më mirë vonë se sa kurrë!

Bashkësia Islame është e hapur, si gjithmonë, për të bërë të pamundshmen në rikthimin e kësaj vlere të rrallë e të veçantë dhe e mbështet çdo iniciativë në këtë drejtim…!

Orhan Bislimaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *