Sot, më datë 24 maj 2023, me kënaqësi iu përgjigjem ftesës së Drejtoreshës së Bibliotekës Komunale të Prizrenit, znj. Sahadete Sadikaj – Kukaj, për të marrë pjesë në sesionin me temë “BAZAT E SHKRIMIT DHE BOTIMIT TË NJË MONOGRAFIE”.

Unë u paraqita me kumtesën “Roli i referencave tek autorët e monografive”, ku e solla përvojën time hulumtuese e shkencore në përgatitjen e monografisë ‘Kobaja ndër shekuj’, që doli nga shtypi më 13 maj 2023.

Aktiviteti u mbajt në sallën e Asamblesë së Prizrenit, në kuadër të organizimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ‘Java e Bibliotekës në Kosovë’, që filloi me datë 22 maj dhe pritet të mbarojë më 28 maj 2023.

Orhan Bislimaj

Për më shumë kliko këtu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *