Kthimi në xhamitë tona!

Kthimi në xhamitë tona!

 

Nesër, më datë 28.05.2020, po i kthehemi xhamive. Elhamdulilah!

Vërtet, po gëzohemi, sepse na kanë munguar!

 

E, nxënësit e Mektebit të KBI-Prizren, këtë gëzim, e kanë manifestuar pak më ndryshe.

Ata, nëpërmjet poemës, e krahasojnë rastin kur meleku Xhibril u vonua për disa muaj te Pejgamberi a.s..

 

Gjatë kësaj kohe, I Dashuri i Allahut (s.a.v.s.) shumë ishte mërzitur dhe e kishte ndjerë vetminë si asnjëherë tjetër.

Nuk i shihte as ëndërrat e bukura pejgamberike, që i shihte më parë!

Shpirti i digjej flakë nga mallëngjimi, për ta pa melekun, po qoftë edhe njëherë!

Për më shumë, brengosej tej mase nga fjalët e armiqve, që i thonin se ‘të ka braktisur Zoti’.

 

Por, në takimin e radhës, kryemeleku, ia dha sihariqin e hapjes së komunikimit në mes tokës e qiellit, e që Pejgamberi (a.s.) e priste me padurim. Me këtë rast, Allahu ia zbriti ajetet:

 

1) Ved-duha – ‘Pasha paraditën!’ Kjo kohë, pra paraditja, simbolizon shpresën, gëzimin, harenë dhe jetën e njeriut. Është ai momenti kur dielli shkëlqen ëmbël;

2) Vel-lejli idha sexha – ‘Pasha natën që mbulon me errësirë çdo gjë’. E, kjo kohë, pra nata mbase simbolizon pikëllimin, që e kishte Pejgamberi a.s.. Në analogji me këtë, për ata që kanë ndonjë hall apo brengë, nata është periudha më e vështirë, e që konvergjon me vështirësitë tona, në këtë fazë pandemike;

3) Ma ved-deake Rab-buke ve ma kala – ‘Zoti yt, as nuk të ka braktisur, e as nuk të ka përbuzur (harruar)! Ky ajet, paraqet kulmin e gëzimit për Pejgamberin a.s., ashtu, sikurse që nxënësit dhe xhemati, që janë gëzuar për kthimin e tyre në xhami, pas një periudhe të vështirë emocionale.

 

Urime, kthimi në xhamitë tona! Falënderimi i takon Allahut Fuqiplotë!

 

Orhan Bislimaj

Prizren, 27.05.2020

Kryesia e BIRK - ut

Lajme Archives - Bashkësia Islame e Kosovës

Webfaqja zyrtare e Bashkësisë Islame Lajme Archives - Bashkësia Islame e Kosovës
  • Prishtinë, më 22 shtator 2022 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, me bashkëpunëtorë priti sot në takim një delegacion nga Qendra Islame nga Londra, të kryesuar nga Dilowar Khan. Pasi i dëshiroi mirëseardhje, Myftiu Tërnava e njohu mysafirin me historikun, organizimin dhe aktivitetet e BIK-ut si institucion i vetëm që organizon … The post Myftiu Tërnava priti në takim një delegacion nga Qendra Islame nga Londra appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

KBI Prizren

Njoftime

Kur`an, Tefsir, Akaid, Fikh, Hadith, Histori Islame, Fetva të ndryshme, Video - Ligjërata ...
  • Vazhdon mësimi – besimi në mekteb, niveli i parë dhe niveli i dytë, në të gjitha xhamitë e komunës së Prizrenit. Imamët e mualimet po e bëjnë të pamundurën në edukimin e fëmijëve. Zot i Madhërishëm, shtoje bereqetin në udhëzimin e brezit të ri! për më shumë kliko: https://www.facebook.com/KBI.Prizren/posts/pfbid0zxwnhQUhEcD53EMPjJcyFXnF2jF1LDs6RgvsYSswDwtSuRZxbqYbLP889eapTBGCl

Në facebook

Tanzil.net

Librat

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 8 miq dhe s'ka antarë në linjë