Çka tha Allahu për ata që iu përgjigjën ezanit…!

Çka tha Allahu për ata që iu përgjigjën ezanit…!

Edhe pak për ezanin!

Pejgamberi a.s., pasi kaloi në Medinë, Allahu ia bëri obligim muslimanëve namazin e xhumasë.

I Madhi Zot tha në Kur’an:

“O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ECNI shpejt për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, falnie namazin), e LINI shitblerjen, kjo është më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.” (Kur’ani, El-xhuma, 9)

Asokohe, njerëzit janë orientuar vetëm me thirrjen e ezanit nga muezini. Sot, kemi edhe mjete të tjera, elhamdulilah.  

Por, ajo që është me rëndësi, muslimanët e kuptuan saktë urdhërinë e Allahut, “ecni shpejt për aty ku përmendet All-llahu, e lini shitblerjen”.  Ky urdhër, e ka bërë haram çdo punë tjetër të dynjasë pas ezanit të xhumasë.

Në këtë kuptim, komentatorët e Kur’anit, sjellin rastin e dy personave nga koha e Pejgamberit a.s., që kanë mbajtur qëndrim të jashtëzakonshëm në respektimin e ezanit.

Njëri ka qenë shitës, në momentin që e ka dëgjuar thirrjen e ezanit, n’dakik e ka lënë gjësendit, (sikur kur shtangitet njeriu) asnjë veprim tjetër nuk e ka bërë. Nëse ka qenë duke peshuar, e ka lënë n’peshore, e nëse ai gjësend ka qenë në tokë, e ka lënë aty;

Ndërsa tjetri ka qenë farkëtar i shpatave për tregti. Ky, nëse ezani ia ka zënë çekiçin mbi kudhër, aty e ka lënë, e nëse ia ka zënë në dorë lartë mbi shpatulla, e ka gjuajtur çekiçin pas shpine.

Pra, nuk kanë dashur të bëjnë asnjë gjysmë veprimi tjetër të dynjasë, nga frika se mos po e thyejnë urdhërin e Zotit të Madhërishëm. Subhanallah!

E, si vlerësim për sinqeritetin e këtyre, Allahu e zbriti ajetin në vijim:

“Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregëtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet.” (Nur:37)

Prandaj, kur thirrë ezani i xhumasë, vrap e n’xhami, sepse çdo punë tjetër është haram! E pas namazit, Allahu ka thënë, kërkone bereqetin e Tij!

Zot i Madh, n’dorën Tënde…!

 

Dr. Orhan Bislimaj

Prizren, 14 Prill 2020

(Nga karantina, #Covid-19)

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës

Webfaqja zyrtare e Bashkësisë Islame Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës
  • Prishtinë, 30 nëntor 2021  Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, mbajti sot mbledhjen e saj të rregullt, të kryesuar nga kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava. Mbledhja u hap me një këndim të sures El-Fatiha për shpirtrat e atyre që vdiqën nga aksidentit tragjik në Bullgari, si dhe viktimave që vdiqën nga sulmi kriminal mbi autobusin ku mbetën …

KBI Prizren

Njoftime

Kur`an, Tefsir, Akaid, Fikh, Hadith, Histori Islame, Fetva të ndryshme, Video - Ligjërata ...
  • Vizita në Republikën e Turqisë Prej datës 22-27 tetor 2021, Këshilli i BI-së Prizren zhvilloi vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë. Delagacioni përbëhej nga kryetari mr. Besim ef. Berisha, anëtari i Kryesisë së BIRK-ut, prof. Reshat ef. Mexhiti, kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj, sekretari dr. Faruk ef. Ukallo, anëtarët: Fetah ef. Bekolli,...

Në facebook

Tanzil.net

Librat

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 12 miq dhe s'ka antarë në linjë