A MUND TA SHOHIM ZOTIN…!?

A MUND TA SHOHIM ZOTIN…!?

Ka disa njerzë, që goja e tyre, kurrë nuk e qet fjalën Zot.
Edhe ata e dinë se është diçka në pyetje, por mazallah, zemra nuk u bie në shehadet!
E, çka bëjnë, në vend të Zotit, thojnë ‘nëna natyrë’, sepse natyrën po e shohin. Simpatike, ani, kur po e thonë, n’midis parlamentit!?

Vërtet, shumë e cekët, sikur me thënë, dielli perëndoi, vetëm pse e kaloi kodrën!?

Së pari, ata po i hyjnë në hak mendjes së tyre, e cila ka aftësi për perceptimin edhe të ekzistencave që nuk shihen. Përndryshe, shumë shpenzë e kafshë janë më të zotat se njeriu.

Ata, sikur kërkojnë një Zot, që ju del përpara, që shihet, që preket, që përqafohet!? Në fakt, ai fare nuk do të ishte Zot, gjersa kufizohet në hapësirë!? Por, Allahu i ka dëftuar në gjithësi argumentet, përfshirë edhe vetë natyrën, si shenja që dëshmojnë orë e çast për Krijuesin Fuqiplotë. Po edhe vetë trupi i njeriut, vetë funksionimi i tij, dëshmojnë për Krijuesin. Nuk ka nevojë për endje andej-këndej.

Për këtë arsye, Allahu i drejtohet mendjes si trup, që analizon faktet, e jo shqisave që shërbejnë si rrugë e informacionit. Populli thotë, njeriu sheh me mend e jo me sy!

E vërteta është se njeriu nuk ka kapacitete qeniesore, për ta përballuar shikimin e Allahut! Këtë përgjigje e ka dhënë Zoti në Kur’an.
Hazreti Musa a.s., gjersa bisedonte me Zotin, në një moment, nga mallëngjimi kërkoi prej Zotit, t’ia hiqte ‘perdën’, për ta pa Atë. E, Krijuesi i tha, ‘ti nuk ke mundësi të më shohësh’.
Në vazhdim, për t’ia bërë më të qartë, Zoti i tha Musait, ‘shikoje kodrën, e nëse ajo qëndron në vendin e vet, ti do t'më shohësh Mua’.
Musa, kur u kthye kah kodra, një pjesë e dritës nga Zoti i tij e bëri atë (kodrën) thërmi, me atë rast, Musai a.s. u alivanos – e humbi vetëdijen.
Mirëpo, sapo erdhi në vete, e kuptoi pafuqishmërinë njerëzore dhe tha: “E lartë është Madhëria Jote, pendohem te Ti (për atë që kërkova), dhe unë jam i pari i besimtarëve!” (shih: Kur’ani, El-A’raf: 143)

Prandaj, njeriu nuk mund ta shohë Zotin, në këtë botë, thjesht nuk ka takat. Por, besimtarët, do ta shohin Allahun në xhennet dhe konsiderohet prej mirësvie kulmore të xhennetit.

Janë tema të gjata, po e mbaroj këtu!

Zot na mbroj, pre pandemisë #Covid-19 (#coronavirus)…!

 

Dr. Orhan Bislimaj

Prizren, 02 Prill 2020

(Nga karantina, #Covid-19)

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës

Webfaqja zyrtare e Bashkësisë Islame Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës
  • Prishtinë, 30 nëntor 2021  Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, mbajti sot mbledhjen e saj të rregullt, të kryesuar nga kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava. Mbledhja u hap me një këndim të sures El-Fatiha për shpirtrat e atyre që vdiqën nga aksidentit tragjik në Bullgari, si dhe viktimave që vdiqën nga sulmi kriminal mbi autobusin ku mbetën …

KBI Prizren

Njoftime

Kur`an, Tefsir, Akaid, Fikh, Hadith, Histori Islame, Fetva të ndryshme, Video - Ligjërata ...
  • Vizita në Republikën e Turqisë Prej datës 22-27 tetor 2021, Këshilli i BI-së Prizren zhvilloi vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë. Delagacioni përbëhej nga kryetari mr. Besim ef. Berisha, anëtari i Kryesisë së BIRK-ut, prof. Reshat ef. Mexhiti, kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj, sekretari dr. Faruk ef. Ukallo, anëtarët: Fetah ef. Bekolli,...

Në facebook

Tanzil.net

Librat

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 4 miq dhe s'ka antarë në linjë