FETARIA DHE MOSHA 40 VJEÇARE…!

FETARIA DHE MOSHA 40 VJEÇARE…!

Kur’ani përmend se, individi kur i mbush 40 vjet, kthehet kah Zoti. Në fakt, prej fëmijërisë e njeh Krijuesin e vet, por, në këtë moshë, e ka pjekurinë e atillë, që e impresionon më fuqishëm drejt idealeve fetare.  

I Madhi Zot, në Kur’an, thotë:

"...Derisa të arrijë pjekurinë e vet dhe kur t’i mbush dyzet vjet ai thotë: Zoti im, më inspiro mua që të falënderoj për të mirën Tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mij, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m’i bën të mirë pasardhësit e mij, unë pendohem te Ti dhe unë jam prej myslimanëve." (Kur’ani, El-Ahkaf, 15).

Dhe, ne jemi dëshmitarë, njeriu sa më afër pleqërisë, aq më shumë anon kah Zoti.

Nuk është në pyetje vetëm kërcënimi real i vdekjes. Porse, në pleqëri, individi mbetet vetvetja, origjinal, pra logjikon esëll, nuk është nëpër dega.

Mbi të gjitha, nga ai, rrëzohet për tokë, kapricia e mendjemadhësisë. Sepse, këtë veti, Allahu e cilëson si pengesë kryesore për fetari, për këtë arsye, njerëzit fetarë janë modestë.

E, kur hiqet shtresa e mendjemadhësisë, atëherë, del në mejdan gjenetika besimore e natyrshme, e cila, instinktivisht e aktivizon vetëdijën e njeriut për t’iu drejtuar Allahut.

Zot i Madhërishëm, largoje nga ne, sprovën #COVID-19 (#coronavirus)…!

 

Dr. Orhan Bislimaj

Prizren, 23 Mars 2020

(Nga karantina, #Covid-19)

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës

Webfaqja zyrtare e Bashkësisë Islame Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës

KBI Prizren

Njoftime

Kur`an, Tefsir, Akaid, Fikh, Hadith, Histori Islame, Fetva të ndryshme, Video - Ligjërata ...

Në facebook

Tanzil.net

Librat

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 33 miq dhe s'ka antarë në linjë