Paraditja, qe e gëzoi Pejgamberin a.s.!

Paraditja, qe e gëzoi Pejgamberin a.s.!

Pasi filloi t’i vinte shpallja Pejgamberit a.s., pastaj, për disa muaj, nuk i erdhi.

Pejgamberi a.s., shumë u mërzit.

Nuk i vinte meleku i shpalljes, që ishte mësuar me shoqërinë e tij. As nuk shihte ëndërra të mira pejgamberike.

Mendoi, mos ka gabuar diçka që nuk e dinte, e mbase Allahu ia ndërpreu!?

Subhanallah, moment shumë i rëndë shpirtëror.

Gjatë kësaj kohe, I Dashuri i Allahut (s.a.v.s.) shumë ishte mërzitur dhe e kishte ndjerë vetminë si asnjëherë tjetër.

Nuk i shihte as ëndërrat e bukura pejgamberike, që i shihte më parë!

Shpirti i digjej flakë nga mallëngjimi, për ta pa melekun, po qoftë edhe njëherë!

Për më shumë, brengosej tej mase nga fjalët e armiqve, që i thonin se ‘të ka braktisur Zoti’.

Por ç’e do që, Allahu vepron me urtësinë e tij, Ai sprovon. E, në sprovë, njeriu ia ‘shti’ duartë vetvetes, vetanalizë shpirtërore, e kjo jep efekte.

E, në kulmin e pikëllimit, pra në takimin e radhës, kryemeleku, ia dha sihariqin e hapjes së komunikimit në mes tokës e qiellit, e që Pejgamberi (a.s.) e priste me padurim. Me këtë rast, Allahu ia zbriti kaptinën “Ed-Duha” – paraditja:

Pasha paraditën! Pasha natën kur shtrinë errësirën! Zoti yt nuk të ka lënë, as nuk të ka përbuzur. (Kur’ani, Ed-Duha, 1-3).

Pejgamberi a.s., u gëzua jashtëzakonisht shumë.

1) Ved-duha – ‘Pasha paraditën!’ Kjo kohë, pra paraditja, simbolizon shpresën, gëzimin, harenë dhe jetën e njeriut. Është ai momenti kur dielli shkëlqen ëmbël. E përtej kësaj, paraditja, simbolizonte GËZIMIN e Pejgamberit, pas ndërprerjes së shpalljes;

2) Vel-lejli idha sexha – ‘Pasha natën që mbulon me errësirë çdo gjë’. E, kjo kohë, pra nata mbase simbolizon pikëllimin, që e kishte Pejgamberi a.s.. Në analogji me këtë, për ata që kanë ndonjë hall apo brengë, nata është periudha më e vështirë, e që konvergjon me vështirësitë tona, në këtë fazë pandemike;

3) Ma ved-deake Rab-buke ve ma kala – ‘Zoti yt, as nuk të ka braktisur, e as nuk të ka përbuzur (harruar)! Ky ajet, paraqet kulmin e gëzimit për Pejgamberin a.s.

Zot i Madh, tek ti kërkojmë mbrojtje prej të keqës së #coronavirusit. Mos na harro nga mëshira jote, siç nuk e harrove Pejgamberin Tënd (a.s.)!

 

Dr. Orhan Bislimaj

Prizren, 18 Mars 2020

(Nga karantina, #Covid-19)

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës

Webfaqja zyrtare e Bashkësisë Islame Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës

KBI Prizren

Njoftime

Kur`an, Tefsir, Akaid, Fikh, Hadith, Histori Islame, Fetva të ndryshme, Video - Ligjërata ...

Në facebook

Tanzil.net

Librat

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 6 miq dhe s'ka antarë në linjë