Lutja, kur Allahu u përgjigj n’dakik…!

Lutja, kur Allahu u përgjigj n’dakik…!

Pejgamberi a.s., si rrallë herë tjetër, është ndier i rrezikuar në betejën e Bedrit. Aty, thuajse e ka pa vdekjen me sy, sepse u gjet para armikut të egër, shumëfish më i fuqishëm. Me vlerësimin njerëzor, nuk mund të kishte shpëtim.

Me këtë rast, Pejgamberi a.s., i ra në dorë Krijuesit të Gjithësisë. Lutja e tij është e njohur. Ai, u kthye kah kibla dhe ka filluar t’i lutet Zotit më zë shumë të lartë:

"O Allahu im, ma jep përfundimin (fitoren) që ma ke premtuar! O Allahu im ma jep atë që më ke premtuar. O Allahu im, nëse shkatërrohet ky grup i myslimanëve, nuk do të mbetet njeri, që të bëjë adhurim në sipërfaqën e tokës."

Pejgamberi a.s., kështu, ka vazhduar për disa momente, duke i ngritur duartë maksimalisht lartë në drejtim të qiellit, gjersa mantela i ra nga supet. Ebu Bekri (r.a.), e mori mantelen, ia vendosi mbi supe dhe i tha: O i Dërguari i Allahut, mjaftë ke bërë lutje se, me siguri Allahu do ta japë fitoren që ta ka premtuar!

Pas kësaj, Allahu e ndihmoi n’dakik, me njëmijë engjëj, direkt në fushëbetejë, si dhe ia dha fitoren, siç ka ardhur në Kur’an: "Përkujtoni kur kërkuat ndihmë prej Zotit tuaj, e Ai ju është përgjigjur: “Unë do t’ju ndihmoj me njëmijë engjëj që vijnë një pas një (grup pas grupi)." (Kur’ani, El-Enfal, 9).

Zot i Madhërishëm, na ndihmo në betejën tonë kundër #coronavirusit!

 

Dr. Orhan Bislimaj

Prizren, 17 Mars 2020

(Nga karantina, #Covid-19)

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës

Webfaqja zyrtare e Bashkësisë Islame Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës
  • Prishtinë, 14 janar 2022 Këshilli i Bashkësisë Islame në Kamenicë njofton se sot rreth orës 9:00 janë gjetur të thyera dhe të demoluara zyrat e Këshillit të BI-së. Me këtë rast dyshohet për vjedhje dhe demolim të rëndë i të mirave materiale që gjendeshin në objektin e administratës së KBI-së në Kamenicë. Kryetari i KBI-së …

KBI Prizren

Njoftime

Kur`an, Tefsir, Akaid, Fikh, Hadith, Histori Islame, Fetva të ndryshme, Video - Ligjërata ...
  • Mërgime Kalënderi, zgjedhet koordinatore e Departamentit të Gruas të KBI-Prizren Mërgime (Hasan) Kalënderi nga Prizreni është e diplomuar në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë dhe aktualisht në përfundim të studimeve master në të njëjtin institucion. Për një kohë të gjatë është active në komunën e Prizrenit në cilësinë e saj si...

Në facebook

Tanzil.net

Librat

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 7 miq dhe s'ka antarë në linjë